Grindjet ngritin shtypjen e gjakut te femrat

  • 20 May 2019 - 14:02
Grindjet ngritin shtypjen e gjakut te femrat

Të gjeturat e fundit të shkencëtarëve nga universiteti në Pitsburg sugjerojnë se si grindjet te femrat ndërlidhen me shtypjen e gjakut. Revista shkencore 'Health Psychology', revistë kjo në të cilën është publikuar studimi, shkruan se si lidhja midis grindjeve dhe shtypjes së gjakut nuk ishte vërejtur te meshkujt.

Krahas kësaj, të dhënat e grumbulluara prej rreth 1.500 personave që kishin marrë pjesë në studim, nga mosha 51 deri në moshën 91 vjeçe, tregojnë se si grindjet e ashpra në masë të madhe kishin ngritur shtypjen e gjakut te femrat, sidomos te ato femra që i takonin moshës së mesme.

Analizat shtesë kanë vërtetuar se si intensiteti i shtuar i grindjeve ishte e mundur të ndërlidhet me shtypjen e lartë të gjakut. Hulumtuesit po ashtu kishin vërejtur se si grindjet me bashkëshortin apo fëmijët nuk kishin rezultuar me ngritjen e shtypjes së gjakut.

(Kosova Sot Online)