Ja çfarë mund të konsumoni gjatë natës dhe të mos shtoni në peshë

  • 20 May 2019 - 17:57
Ja çfarë mund të konsumoni gjatë natës dhe të mos shtoni në peshë

Nëse dëshironi t'i hiqni qafe kilogramët shtesë, shujtat në orët e vona të mbrëmjes kurrsesi nuk sugjerohen. Nëse gjatë natës zgjoheni natën, shkaku i punës apo fëmijëve, përcaktohuni për ushqimet e pasura me fibra dhe proteina. Marrë parasysh se nata është për të pushuar, organizmi ynë është i mësuar që më ngadalë ta tretë ushqimin, sepse atëherë shpenzojmë shumë më pak.

Mirëpo, të vuani nga uria është keq po aq sa edhe ushqimi i dëmshëm. Shmangia e shujtës mundet ta çrregullojë gjumin, por edhe metabolizmin. Sipas rregullave, shujta e fundit duhet të jetë së paku dy apo tri orë para gjumit, por shpeshherë qëndrojmë zgjuar deri natën vonë kështu që ashtu të uritur heqim dorë nga dëshira për çokollatë apo për ndonjë sandviç me plot kalori. Për një zgjidhje të momentit, ju sugjerojmë të përgatisni një çokollatë me qumësht,e oriz apo me qumësht të zakonshëm. Në mbrëmje shmangni pemët, ëmbëlsirat, bukën, ushqimet e grimcuara, mjaltin dhe patatet, por mund të përdorni mish pule, perime, qumësht dhe oriz. 

(Kosova Sot Online)