5 teknika të thjeshta meditimi që mund t’i praktikoni çdo ditë

  • 21 May 2019 - 09:49
5 teknika të thjeshta meditimi që mund t’i praktikoni çdo ditë

Të gjithë e dimë tashmë se midis familjes, punës dhe jetës sociale, është e vështirë të gjendet koha për të medituar. Edhe kur kjo kohë gjendet stresohemi duke menduar se jemi duke e bërë gabim, por meditimi nuk duhet të marrë shumë kohë dhe as të jetë e vështirë. Më poshtë ju tregojmë disa hapa se si të meditoni sipas ‘Healthymagazine’:

1-Uluni në një pozicion të rehatshëm dhe mbani shpinën drejt. Sigurohuni që të jetë një pozicion që mos t’ju zërë gjumi.

2-Filloni të ushtroni frymëmarrjen. Ndiqni ritmin dhe vini re si ndiheni gjatë kësaj.

3-Fokusohuni tek mendimet tuaja. Mundohuni të mos i kontrolloni ato. Lërini të rrjedhin.

4-Mendja do të fillojë të shkojë kudo dhe mund të dilni nga realiteti, por mundohuni të riktheheni përsëri.

5-Duhet të tregoheni të duruar dhe të jeni të rregullt me ushtrimin e meditimit. Praktikojeni atë çdo ditë.

(Kosova Sot Online)