Autizmi fillon para lindjes së fëmijës

  • 21 May 2019 - 13:50
Autizmi fillon para lindjes së fëmijës

S ipas shkencëtarëve amerikanë nga universiteti i Kalifornisë, ndryshimet në zhvillimin e trurit të fetusit mund t'i përshkallëzojnë simptomat e autizmit dhe çrregullimeve të ngjashme, që mund të ndërlidhen me autizmin. Sipas fjalëve të shkencëtarëve, që ishin të përfshirë në studim, të dhënat e reja theksojnë nevojën për një zbulim të hershëm dhe trajtim të hershëm të autizmit, kur të jetë e mundur që të modifikohen pasojat e ndryshimeve apo çrregullimet e mundshme në tru.

Gjatë këtij studimi të fundit, për nevojat e tij janë përdorur të dhënat e grumbulluara, (pas vdekjes së personave të vdekur me autizëm), duke analizuar trurin e 22 fëmijëve, duke filluar nga mosha 2 deri në moshën 15- vjeçare. Me ndihmën e disa shenjave gjenetike, është zbuluar ekzistimi i abnormalitetit në tru te 90 për qind e fëmijëve me autizëm dhe vetëm 10 për qind e fëmijëve tjerë.

Ndryshimet e vërejtura ishin të pranishme në pjesët kyçe për të folur, komunikim shoqëror dhe emocional. Në fakt, kemi të bëjmë me ndryshimet që shfaqen para se të lindë foshnja, shpjegojnë shkencëtarët

(Kosova Sot Online)