Pasojat e mungesës së vitaminave D

  • 21 May 2019 - 14:05
Pasojat e mungesës së vitaminave D

Hulumtimi i bërë në universitetin e Kalifornisë sugjeron se si përqendrimi i ulët i vitaminave D në gjak ndërlidhet me rrezik të hershëm për vdekje të hershme.

Revista 'American Journal of Public Health' ka publikuar analizën e të dhënave, të grumbulluara për nevojat e 32 studimeve të mëhershme. Në përgjithësi kishin qenë të përfshirë më shumë se 566.000 të anketuar nga dhjetëra vende të ndryshme. 

Ekspertët në bazë të të dhënave sugjerojnë se konsumimi ditor ka një rol të rëndësishëm në formimin dhe rritjen e eshtrave, si dhe ka rëndësi në absorbimin e kalciumit. Krahas kësaj, vitamina ndikon edhe në funksionimin normal të sistemit imun. Pra, për një sistem të fortë imun, si dhe formim dhe eshtra të fortë, keni nevojë për vitaminën D.

(Kosova Sot Online)