Ushqimet, për të cilat mendojmë se janë të shëndetshme

  • 21 May 2019 - 14:11
Ushqimet, për të cilat mendojmë se janë të shëndetshme

Tashmë është e vështirë të ushqehemi shëndetshëm. Ushqimi i "keq" është i shijshëm, por as ushqimi i shëndetshëm nuk është i pashijshëm. Ekziston arsye e mirë pse disa ushqime konsiderohen si të pashëndetshme. Niveli i lartë i natriumit, i sheqerit dhe shumë kalorive mund të shkaktojnë shumë probleme shëndetësore. Ushqimet në vijim konsiderohen si të shëndetshme, por që në fakt është krejt e kundërta

Kokoshkat nga mikrovalat

Kokoshkat në rastet më të shpeshta konsiderohen si alternativë e shëndetshme për çips dhe ushqimet e tjera të grimcuara të njelmëta. Derisa çipsat posedojnë sasi të paktë të materieve ushqyese, kokoshkat përmbajnë fibra dhe hekur. Mirëpo, kokoshkat nga mikrovala nuk janë të shëndetshme. Prodhuesit përmbajnë diacetil, i cili prodhon aromën artificiale të gjalpit. Kjo është shumë e dëmshme për mushkëritë. 

Lengjet e pemeve

Pemët janë natyrale, të ëmbla dhe të shijshme dhe shumë të dobishme për organizmin. Mirëpo, pemët lehtë prishen dhe vështirë të ruhen, kështu që shumica përcaktohen për lëngjet e pemëve në vend të pemëve. Por, lëngjet shpeshherë nuk janë aspak më të shëndetshme sesa pijet e gazuara. Ekspertët pohojnë se një gotë me lëng të pastër portokalli mund të jetë më e dëmshme sesa një pije e gazuar. Ajo përmban deri 25 gr sheqer, që është më shumë se një gotë me pije të gazuar. 

Lengjet e trasha 

Si mund të jenë të dëmshme lëngjet e trasha ? Janë të përbëra prej pemëve dhe përbërësve të tjerë të shëndetshëm, apo jo? Nëse i bëni vetë, ekziston mundësia ta kontrolloni sasinë e artikujve që mund t'i shtoni. Por, kur të blini një lëng të trashë, nuk mund ta dini sa është i shëndetshëm. Disa prej tyre janë përplot me sheqer.

Jogurti i ngrire

Nëse i referohemi revistës "Shape", jogurti i ngrirë ka më pak yndyrë në krahasim me akulloren. Mirëpo, edhe më tutje përmban një sasi të lartë të kalorive. Gjysmë kilogrami me akullore të ngrirë mund të përmbajë rreth 380 kalori dhe rreth 76 gramë sheqer. Madje, kjo sasi gjendet në akullore para se t'i shtoni edhe ndonjë tjetër përbërës.

(Kosova Sot Online)