Personat që pësojnë sulm në tru mund të shërohen përmes instrumenteve muzikore

  • 22 May 2019 - 08:40
Personat që pësojnë sulm në tru mund të shërohen përmes instrumenteve muzikore

Të mbijetuarit nga pika në tru do të mund të shëroheshin më shpejt nëse merren me ndonjë instrument muzikor. Shkencëtarët kanë ekzaminuar pacientët, të cilët kishin pësuar dëmtime apo kishin probleme me pjesë të ndryshme të trupit. Dy pjesëmarrësit në studim ishin mësuar të luajnë në instrumente të caktuara muzikore.

Pasi që këta dy njerëz ishin vështruar nga shkencëtarët për katër vite, ata kishin ardhur në përfundim se ishin përmirësuar në masë të madhe. Shkencëtari dr. Lauren Stewart, nga Departamenti i Psikologjisë, që kishte folur për teorinë rreth instrumenteve dhe njerëzve që kishin pësuar sulm në tru, thotë: 'Megjithëse një marrëdhënie e mirë dhe punë e mirë është arritur, opsionet në rehabilitim mbeten të kufizuara.

Do të ishte mirë që në një projekt si ky të ftohen sa më shumë njerëz me përvoja të ngjashme dhe të shohim nëse trajtimet me muzikë mund të zgjerohen për t'i kryer detyrat apo punët e përditshme'. Ekipi këtyre hulumtuesve është duke planifikuar që ta zgjerojë këtë studim të vogël në një trajtim formal në klinikë për t'i vërejtur rezultatet.

(Kosova Sot Online)