Femrat me depresion, dy herë më të rrezikuara nga vdekja e hershme

  • 22 May 2019 - 08:44
Femrat me depresion, dy herë më të rrezikuara nga vdekja e hershme

F emrat e reja dhe ato të moshës së mesme, të cilat janë në depresion, janë dy herë më shumë të rrezikuara të pësojnë sulm në zemër apo sipas shkencëtarëve të pësojnë nga vdekja e hershme.

Ata besojnë se depresioni i vendos femrat në një rrezik paksa më të veçantë, për të pasur probleme me zemrën përderisa mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për një ndërlidhje të tillë. Hulumtuesit nga Amerika kanë cekur se depresioni i tillë mundet ta shpjegojë shkallën e lartë të femrave, nga mosha 55 vjeçe e më të reja.

Dr. Amit Shah, autor i studimeve dhe profesor në universitetin në Atlanta, thotë: 'Femrat, në këtë periudhë kohore apo ashtu janë më të ekspozuara ndaj depresionit, kështu që ky mund të jetë njëri ndër faktorët e 'fshehur' të rrezikut, pse femrat vdesin më herët në krahasim me gjininë mashkullore'.

Ekipi studiues kishte analizuar simptomat e drepsionit te 3,237 njerëz, që dyshoheshin se vuanin nga sëmundjet e zemrës si dhe ishin mbështetur në analizën që përcjellë arteriet që dërgojnë gjakun në zemër.

(Kosova Sot Online)