Njollat e bardha nga rrezitja

  • 22 May 2019 - 13:18
Njollat e bardha nga rrezitja

Shenjat e vogla të rrumbullakëta në lëkurë, të cilat shfaqen në dekadën e pestë dhe kurrsesi të hiqen, nuk janë ndonjë simptomë e infeksioneve, ashtu si edhe ishte menduar më parë, por shfaqen si pasojë e rrezitjes pa kontroll dhe të tepruar.

Këto njolla të bardha shfaqen në anën e përparme të këmbëve, si dhe në duar, në ato pjesë ku ekspozimi i diellit ishte më i fortë. Sipas fjalëve të dermatologëve, shfaqja e këtyre njollave të bardha është shenjë e sigurt se në një periudhë më të hershme kohore, lëkura i është ekspozuar rrezeve të dëmshme të diellit dhe është 'pjekur' në diell.

Marrë parasysh se nuk ka ndonjë ilaç për këtë problem estetik me të cilin po ballafaqohen gjithnjë e numër më i madh i femrave, mjekët sugjerojnë që ta shmangni diellin apo këtë pjesë të trupit ta mbuloni me peshqir.

(Kosova Sot Online)