Patëllxhani - ilaç i shijshëm natyral

  • 22 May 2019 - 16:29
Patëllxhani - ilaç i shijshëm natyral

PËRMBAN SUBSTANCA ANTIOKSIDUESE

Patëllxhani përmban fitonutriente, të cilët i dhurojnë ngjyrën vjollcë. Patëllxhani mund ta pakësojë rrezikun nga shfaqja e sëmundjeve kardiovaskulare, disa lloje të kancerit, si dhe sulmin në zemër. Po ashtu, mund ta parandalojë dëmtimin e ADN-së, si dhe ta ngadalësojë procesin e plakjes.

PARANDALIMI I KANCERIT

Studimet kanë vërtetuar se patëllxhani posedon efekt të shkëlqyeshëm kundër qelizave kancerogjene. Studimi i fundit zbulon se patëllxhani pamundëson qarkullimin e substancave dhe qelizave kancerogjene në gjak, si dhe parandalon përhapjen e këtyre qelizave të dëmshme.

MBRON TRURIN

Studimet e bëra në minjtë laboratorikë tregojnë se patëllxhani mund të mbrojë qelizat e trurit, që mund të rrezikohen nga dëmtimi si pasojë e radikaleve të lira. Radikalet e lira mund ta shtojnë rrezikun nga shfaqja e qelizave kancerogjene, si dhe ta çrregullojnë kujtesën.

PËRMBAN PAK KARBOHIDRATE DHE YNDYRA

Patëllxhani përmban shumë pak karbohidrate dhe yndyrë. Nëse dëshironi t'i humbni kilogramët shtesë, duhet të keni kujdes se me cilat ushqime e gatuani. Kujdes nga vaji, vezët dhe djathi.

ZVOGËLON INFEKSIONIN KRONIK NË TRUP

Marrë parasysh se përmban antioksidues të fortë, patëllxhani ndihmon në zvogëlimin e infeksionit kronik, si dhe do t'i pakësojë simptomat e sëmundjeve, si artriti. Studimet kanë vërtetuar se infeksionet kronike mund ta shtojnë rrezikun nga shfaqja e sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa lloje të kancerit.

UL KOLESTEROLIN DHE SHTYPJEN E GJAKUT

Hulumtimet në minjtë laboratorikë kanë treguar se lëngu nga patëllxhani në masë të madhe ul kolesterolin. Po ashtu, është vërtetuar se ky lëng liron arteriet, duke mundësuar një shtypje stabile të gjakut. 

(Kosova Sot Online)