Distanca midis lindjeve dhe lindja e parakohshme

  • 23 May 2019 - 09:10
Distanca midis lindjeve dhe lindja e parakohshme

Gratë që mbesin shtatzënë përsëri brenda 18 muajsh pas lindjes së fëmijës janë më të rrezikuara nga lindja e parakohshme e fëmijës, thotë një studim i ri.

“Ky studim e ven theksin te rëndësia e planifikimit të shtatzënësive, në mënyrë që midis lindjeve të fëmijëve të ketë një interval adekuat kohor”, ka deklaruar Emily DeFranco, e cila ka bërë studimin në Qendrën mjekësore në Sinsinati.

“Gratë që janë më të rrezikuarat nga lindja e parakohshme janë ato që kanë pasur tanimë lindje të parakohshme të fëmijës, prandaj rëndësi të madhe ka që ato ta mbajnë një distancë adekuate midis shtatzënësive”, ka deklaruar DeFranco. Ajo ka shtuar se shkencëtarët ende nuk e dinë me siguri pse një interval më i shkurtër midis lindjeve të fëmijëve e rrit rrezikun nga lindjet e parakohshme, por ka thënë se kjo me gjasë ka të bëjë me “shterimin” e materieve ushqyese nga trupi i nënës.

(Kosova Sot Online)