Ja pse duhet të hani shkopinj të njelmët gjatë ditëve me vapë

  • 23 maj 2019 - 18:01
Ja pse duhet të hani shkopinj të njelmët gjatë ditëve me vapë

Personat me shtypje të ultë të gjakut duhet të konsumojnë sasi të shtuar të lëngjeve gjatë ditëve të ngrohta të verës. Këto kohë nxitin reaksione, si te personat me shtypje të lartë, po ashtu edhe tek ata me shtypje të ultë të gjakut. Mjekët sugjerojnë që të gjithë të kenë kujdes me shtypjen e gjakut. Ata sugjerojnë matjen e shtypjes dhe, nëse vërehen ndryshime, me këshillën e mjekut të marrin dozën e lejuar të ilaçeve. Mjekët po ashtu, pos lëngjeve, personat me shtype të ulët i sugjerojnë të konsumojnë diçka të njelmët, për shembull shkopinjtë.

PËRBËRËSIT:

250 gr gjalpë, 250 gr djathë të freskët, 1/2 kg miell, Pluhur për pjekurina. Përzieni brumin nga margarina të cilin e keni lënë në temperaturë të dhomës, djathin dhe miellin të cilin paraprakisht e keni përzier me pluhurin për pjekurina. Brumin e lini në frigorifer gjysmë orë. Më pas e preni në shirita prej 1,1.5 cm. I lyeni me të verdhët e vezës, fara susami dhe e piqni në furrë në temperaturë prej 200 gradë, për 15 minuta.

(Kosova Sot Online)