Uria forcon sistemin imun

  • 24 May 2019 - 08:40
Uria forcon sistemin imun

Në bazë të rezultateve të studimit më të ri, që më pas është botuar në revistën 'Cell Stem Cell', cikli i zgjatur i urisë, nga 2 deri në 4 ditë, jo vetëm se mbron nga shfaqjet e helmeve në organizëm, por gjithashtu se mund të veprojë si shtytës për rigjallërimin e qelizave të sistemit imun, si dhe në largimin e qelizave të dëmtuara.

Ky është studimi i parë, që tregon intervenimin natyral të drejtuar drejt rigjallërimit të organeve përmes qelizave amë. Autorët e këtij studimi pohojnë se si të dhënat e tyre mund t'ju ndihmojnë personave me sistem të dëmtuar imun, të cilët marrin kimioterapi.

Po ashtu, dobi nga e gjithë kjo mund të kenë edhe personat në moshë të shtyrë, të cilëve me kalimin e kohës sistemi imun u dobësohet dhe janë më të ekspozuar në zhvillimin sëmundjeve të ndryshme.

Sipas hulumtimeve, përmes urisë së zgjatur, qelizat nga gjendja e qetë bëhen aktive dhe janë në gjendje të ripërtërihen. Derisa kimioterapia shpëton shumë jetë, në anën tjetër ajo dëmton sistemin imun, kështu që këto rezultate me të vërtetë janë premtuese.

(Kosova Sot Online)