Kujdes: Rrezitja dhe solariumi shkaktojnë varësi

  • 24 May 2019 - 13:47
Kujdes: Rrezitja dhe solariumi shkaktojnë varësi

Me gjithë rreziqet që shfaqen si pasojë e rrezitjes së tepërt dhe solariumit, miliona njerëz në mbarë botën nuk mund t'i bëjnë ballë ndjenjës, që ofron rrezitja dhe solariumi. Kjo, sipas ekspertëve, nga Harvardi, mund të shndërrohet në varësi, që madje mund të konsiderohet e ngjashme me varësinë ndaj drogave.

Në fakt, ekspertët shpjegojnë se rrezitja në trup prodhon hormonin e kënaqësisë, endorfinën, e cila parandalon fillimisht ndjenjën e dhimbjeve. Testimet në kafshë kanë treguar se varësia ndaj rrezitjes mund të arrihet pas vetëm gjashtë javëve.

Gjatë rrezitjes, niveli substancës së kënaqësisë në trup rritet në masë të madhe, ndërsa në mungesë të dritës së diellit, kafshët kishin filluar të dridhen dhe të kërcasin me dhëmbë.

(Kosova Sot Online)