Studimi rreth ndikimit të mamografisë

  • 24 May 2019 - 13:52
Studimi rreth ndikimit të mamografisë

Të dhënat, që ishin grumbulluar nga ekspertët nga Norvegjia, tregojnë se si mamografia ndërlidhet me 28 për qind më pak të rasteve të vdekjes nga kanceri në gji. Sipas revistës britanike 'British Medical Journal', kjo do të thotë se çdo 10.000 raste me mamografi mund të parandalojnë rreth 27 për qind të rasteve, që mund të shkaktohen si pasojë e kancerit në gji.

Të dhënat e reja, të grumbulluara nga ekspertët norvegjezë, por edhe nga ata ndërkombëtarë, që ishin bashkuar në këtë studim, bazohen pothuajse nga të gjitha femrat në Norvegji, në moshën midis vitit 1986 dhe vitit 2009, të cilat atë kohë ishin në moshën midis 50 dhe moshës 79-vjeçare.

Ekspertët norvegjezë, si dhe qeveria e këtij vendi, udhëheqin shumë programe, që kanë të bëjnë me parandalimin dhe shërimin e kancerit të gjirit.

(Kosova Sot Online)