Gjërat që duhet ditur para se të qëndroni në peshore

  • 24 May 2019 - 15:26
Gjërat që duhet ditur para se të qëndroni në peshore

Shumica prej nesh e kemi përjetuar atë momentin kur peshorja me shifrat që na i tregon na e prish ditën, sidomos nëse keni ushtruar rregullisht dhe keni pasur kujdes çfarë hani.Mos u habitni nëse disa gjëra ju zhgënjejnë, sepse janë disa, sidomos kur kemi të bëjmë me humbjen në peshë, që peshorja nuk mund t'i zbulojë

Image

Si ju pershtaten rrobat?

Pesha do të tregojë se sa kilogramë keni, por nuk do t'ju tregojë se ndoshta e keni zvogëluar numrin e konfeksionit. Muskujt në krahasim me yndyrat janë shumë më kompaktë, që do të thotë se veshja do t'ju rri më mirë nëse keni humbur më shumë yndyra dhe i keni forcuar muskujt.

Sa pemë dhe perime hani çdo ditë?

Shifrat që ju shfaqen në peshore nuk ju zbulojnë se çfarë po ndodh me organizmin tuaj, nuk zbulon vlerat ushqyese që i shtoni në organizëm. Me rëndësi është ajo që konsumoni në bazë ditore në organizëm, pra materiet ushqyese, sesa shifrat që i shfaq peshorja. 

Sa keni mësuar për jetën e shëndetshëm

Nëse dëshironi të humbni peshë dhe kilogramët të mos ju kthehen për një periudhë të gjatë kohore, me rëndësi është të edukoheni me jetën e shëndetshme dhe me strategjitë më të mira për ju. Shifra që tregon peshorja nuk flet për shprehitë e shëndetshme dhe stilin ndryshe të jetesës me të cilin keni filluar të merreni së fundmi.

 

Sa peshë mund të duroni dhe sa shpejt vraponi?

Nëse shpeshherë e keni shprehi të mateni në peshore, ajo nuk tregon shifrat rreth qëndrueshmërisë tuaj. Atë që shihni janë vetëm shifra, ndërsa që qëndrueshmëria juaj, pas ushtrimeve të rregullta, me siguri se është më e mirë dhe kjo është ajo krejt çfarë ka rëndësi

(Kosova Sot Online)