Anët e errëta të ushqimit të shpejtë

  • 24 May 2019 - 15:35
Anët e errëta të ushqimit të shpejtë

E dhe pse fare mirë dihet se ushqimi i shpejtë është përplot me kalori, yndyra dhe natrium, kurrsesi t'i bëni ballë. A jeni pyetur ndonjëherë ku fshihet ajo ana e errët e të qenit të tërhequr nga ushqimi i shpejtë, e cila pothuajse me telepati ju tërheq brenda dhe të porositni një porcion të dyfishtë.

Restorantet e ushqimeve të shpejta shfrytëzojnë dëshirën e njerëzve dhe ekspozimin ndaj praktikës. Në bazë të studimeve, njerëzit më lehtë përcaktohen për ushqim të shpejtë, e që nuk ka të bëjë fare me çmimin, por ajo kryesorja që habit është si njerëzit përcaktohen për ushqim më të dëmshëm.

Pos kësaj, rol të rëndësishëm luan edhe vetë forma e porositjes së ushqimit, e cila dhurohet drejt e në duar e gatshme për ta konsumuar. Një studim në Nju-Jork ka zbuluar se si vetëm mendimi për ushqim të shpejtë njerëzit i bën më të padurueshëm dhe e kanë më të vështirë t'i bëjnë ballë dëshirës për këtë lloj ushqimi, aspak të shëndetshëm.

(Kosova Sot Online)