Ushqimet, të cilat kontrollojnë oreksin tuaj

  • 24 maj 2019 - 15:35
Ushqimet, të cilat kontrollojnë oreksin tuaj
Image

Çokollata e zezë

Nëse ju kap 'etja' për diçka të ëmbël, atëherë përcaktohuni për çokollatën e zezë. Studiuesit pohojnë se çokollata e zezë mund ta ulë shtypjen e gjakut, ta mbrojë zemrën dhe trurin. Po ashtu, ju mban më të ngopur sesa qumështi, përderisa sipas një studimi të publikuar në revistën 'Nutrition & Diabetes', konsumimi i çokollatës ju mban të ngopur dhe i dërgon shenja trurit se nuk keni nevojë për më shumë oreks.

Image

Vezët

Nëse e filloni ditën me vezë, atëherë do të mbeteni të kënaqur deri në kohën e drekës. E gjithë fshehtësia është në proteina. Studiuesit nga universiteti në Misuri sugjerojnë që konsumimi i kafjallit me 300 kalori redukton urinë, si dhe shton ngopjen, duke larguar oreksin, midis kohës së kafjallit dhe drekës. Për më shumë, vezët për kafjall ju furnizojnë me proteina, që ju mjaftojnë për gjithë ditën.

Image

Arrat, lajthitë, fëstëkët

Arrat, lajthitë dhe fëstëkët janë një tjetër ushqim, me ndihmën e të cilave nuk do ta ndieni urinë edhe për një kohë të gjatë. Në një studim nga 'British Journal of Nutrition', femrat me mbipeshë, të cilat kishin konsumuar gjalpë kikiriku me krem dhe lëng portokalli, për 12 orë rresht, pas kafjallit nuk e kishin ndier fare urinë. "Arrat, lajthitë dhe fëstëkët, sipas natyrës, janë të dizajnuara ta kontrollojnë oreksin, pasi që janë të pasura me proteina dhe fibra", thotë Cynthia Sass.

Image

Uji

Nëse keni mungesë të madhe të ujit, atëherë kjo mungesë ju shtyn që të mendoni se jeni tepër të uritur dhe filloni të konsumoni ushqime, pa dëgjuar fare trurin apo stomakun. Kjo ndodh, pasi që simptomat e urisë janë tepër të ngjashme me ato të dehidrimit të organizmit të njeriut. Mungesa e energjisë redukton funksionimin kognitiv, si dhe ju bën të mos jeni në disponim. Herën tjetër kur ta ndieni urinë, çdo dhjetë minuta pini nga një gotë me ujë.

(Kosova Sot Online)