Së shpejti, me zemër dhe veshkë nga printeri 3D

  • 25 May 2019 - 08:23
Së shpejti, me zemër dhe veshkë nga printeri 3D

Teknologjia më e re 3D, e cila mundëson shtypjen e organeve nga materiali i qelizave është më afër sesa që kemi menduar. Falë teknologjisë së përparuar 3D, e cila përdor modelet digjitale të kompjuterit, tashmë mund të shtypen lodra, bizhuteri dhe ushqim. Në një të ardhme shumë të afërt do të mund të shtypet diçka shumë më komplekse, organet e njeriut.

Tashmë disa vite hulumtuesit e mjekësisë janë në gjendje të riprodhojnë qelizat njerëzore të enëve të gjakut, kanaleve urinare, indit të lëkurës. Por, të krijohet një organ komplet, me të gjitha strukturat përcjellëse, është paksa më e vështirë. Shkencëtarët tashmë përdorin shtypësit 3D, për shirita të vegjël të indeve të organeve.

Derisa shtypja e organit të plotë, që do ta pakësonte nevojën për dhurim të tyre është ende larg, nuk duhet harruar se teknologjia po ecën përpara. Proceset mekanike nuk përbëjnë problem, ngecje përbëjnë materialet biologjike. Ideja për shtypjen e veshkës së njeriut apo mëlçisë ju duket e pabesueshme, por për shumë ekspertë kjo është premtuese dhe kanë shpresa se do ta arrijnë shumë shpejt.

(Kosova Sot Online)