Vitamina D nuk ndihmon për shërimin e astmës?

  • 25 May 2019 - 08:27
Vitamina D nuk ndihmon për shërimin e astmës?

Te pacientët që vuajnë nga astma, të cilët kanë nivel të ulët të vitaminave D, suplementet e kësaj vitamine nuk kanë efekt. Edhe pse studimet e mëhershme kanë sugjeruar se vitamina D mund t'i pasojë simptomat e personave që vuajnë nga astma, studimi më i ri jep rezultate krejt ndryshe.

Ekipi i ekspertëve, që ishte drejtuar nga Dr. Mario Kastro, nga universiteti mjekësor në Sent Luis, thotë se te fëmijët dhe të rriturit me astmë niveli i ulët i kësaj vitamine ndërlidhet me çrregullimin në funksionin e mushkërive. Disa studime të mëhershme kanë treguar se vitamina D shtesë mund ta zvogëlojë infeksionin, por ky ekip nga universiteti 'Sent Luis' dëshiron të futet në detaje edhe më të thella.

Në studimin e tyre, studiuesit kishin ndarë 408 persona që vuanin nga astma, me nivel të ulët të vitaminave D, në dy grupe. Disa kishin marrë 28 javë doza të mëdha vitamina D, të tjerët placebo. Rezultatet kanë vërtetuar se furnizimi me vitamina D nuk solli përmirësim në trajtimin e astmës.

(Kosova Sot Online)