Hipnoza për gjumë më cilësor

  • 25 May 2019 - 10:03
Hipnoza për gjumë më cilësor

Studimet e shkencëtarëve zviceranë nga universiteti në Fribourg tregojnë se aplikimi i hipnozës mund ta përmirësojë cilësinë e gjumit. Në bazë të të gjeturave të tyre, dëgjimi i fjongos prej 13 minuta, me sugjerime hipnotizuese, te 70 personat e kyçur në studim kishte pasur efekt të papritur.

Krahas kësaj, ishte vërejtur një përmirësim edhe në kohëzgjatje të gjumit prej 80 për qind. Të dhënat të cilat ishin publikuar në revistën 'Sleep' ishin grumbulluar gjatë pesë javëve, ndërsa pjesëmarrësit ishin midis moshës 18 dhe 35 vjeçe.

Ekspertët theksojnë se si femrat janë më të ekspozuara ndaj ndikimit të hipnozës, por besojnë se rezultatet e tilla do të kenë efekt pozitiv edhe te meshkujt.

(Kosova Sot Online)