Brokoli mbron nga ndotjet

  • 25 May 2019 - 10:06
Brokoli mbron nga ndotjet

Studimi i ekspertëve amerikanë, që ishte kryer në Kinë, sugjeron se përbërësit që gjenden në brokol ndërlidhen me largimin e helmeve dhe pluhurit nga organizmi. Të dhënat e publikuara në revistën shkencore 'Cancer Prevention Research' ishin mbështetur nga largimi i mjeteve toksike, që ishin larguar nga organizmi i njeriut përmes urinës.

Benzeni, është një element kancerogjen, që gjendet në vetura dhe në disa prodhime kimike. Akroleini, është i pranishëm në tymin e duhanit, i cli shfaqet gjatë punës së industrive.

Ishte vërtetuar se gjatë konsumimit të çajit nga brokoli i zier, për 12 javë ishin larguar rreth 61 për qind e këtyre substancave të sipërpërmendura.

(Kosova Sot Online)