Substanca e 'shëndetshme' e verës së kuqe rrezikon foshnjat e palindura

  • 26 May 2019 - 09:14
Substanca e 'shëndetshme' e verës së kuqe rrezikon foshnjat e palindura

E lementi përbërës i 'shëndetshëm' nga vera e kuqe mundet t'i dëmtojë foshnjat e porsalindura, kanë paralajmëruar hulumtuesit. Resveratroli, përbërës natyral i cili gjendet në lëkurën e rrushit të kuq, është cilësuar si 'kemikale çudibërëse', i cili bën gjithçka, duke filluar nga reduktimi i sëmundjeve të zemrës, ndihmon në heqjen peshës së tepërt, përmirëson kujtesën, e madje edhe ndihmon në shëndetin e dhëmbëve.

Por, në bazë të studimit të fundit, kjo mundet ta dëmtojë pankreasin e foshnjave të palindura. Autorët besojnë se studimi ka lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin e njeriut.

Dr. Kevin Grove, studiues që merret me diabetin dhe metabolizmin e njeriut në Universitetin e Potlandit, thotë: "Rëndësia e porosisë së studimit është se gratë duhet të jenë më të kujdesshme rreth asaj se çfarë konsumojnë gjatë shtatzënisë, se nuk duhet të marrin suplemente, si resveratroli".

(Kosova Sot Online)