Dieta mesdhetare mund të sjellë përfitime për peshën e fëmijëve

  • 26 May 2019 - 16:34
Dieta mesdhetare mund të sjellë përfitime për peshën e fëmijëve

Fëmijët të cilët aplikojnë dietën e ashtuquajtur 'Dieta Mesdhetare', kanë më pak gjasa të preken nga mbipesha apo të mos kenë probleme me mbipeshën, në krahasim me fëmijët e tjerë të cilët konsumojnë një tjetër lloj të ushqimit, paralajmërojnë ekspertët. Në studim, studiuesit ishin marrë me fëmijët nga mosha 2 deri në moshën 9 vjeçe, në tetë vende evropiane, dhe kishin zbuluar se ata fëmijë të cilët jetonin në vendet mesdhetare, për 15 për qind kishin më pak gjasa për t'u prekur nga mbipesha.

Sipas ekspertëve, të gjithë ata fëmijë që konsumonin ushqimin si perimet, frutat, arrat, mishin e peshkut, ishin më të shëndetshëm dhe nuk kishin probleme me mbipeshën. Studiuesit kishin përdorur të dhëna nga një studim i madh që kishte të bënte me efektet e fëmijëve që janë në dietë. Qëllimi i këtij studimi ishte ndërlidhja dhe problemet e fëmijëve në Evropë që kanë të bëjnë me mbipeshën. Hulumtuesit ishin fokusuar në peshën, gjatësinë dhe madhësinë e belit. 

(Kosova Sot Online)