Shenjat alarmuese se jeni të sëmurë

  • 26 May 2019 - 17:56
Shenjat alarmuese se jeni të sëmurë

Shpeshherë jemi fajtorë që besojmë se jemi të shëndetshëm përderisa nuk vërejmë shenja të vërteta brenda trupit tonë. Zakonisht ne injorojmë disa shenja, që nuk bëjnë edhe aq zhurmë, por që na tregojnë se diçka me ne nuk është në rregull

ÇARJA E BUZËVE

Mund t'ju tingëllojë si diçka që ndodh si pasojë e motit, por buzët e çara, sidomos në kënde, mund t'ju tregojnë se keni mungesë të vitaminave B12. Mungesa e vitaminave të tilla mund të shkaktojë probleme në shëndet, si aneminë, kështu që do të ishte mirë të blini suplemente dhe ta shmangni këtë problem. Po ashtu, mund të këshilloheni me mjekun tuaj, të pranoni një injeksion që bën dallimin në shëndetin tuaj.

NUK JENI I GJATË AQ SA DUHET TË JENI

Kjo mund t'ju tingëllojë si shumë e çuditshme, por derisa plakemi ekziston një tendencë se mund të tkurremi. Nëse kjo tkurrje ndodh në masë të madhe, atëherë duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi probleme te eshtrat dhe kjo mund të ndikojë në paraqitjen e sëmundjeve, osteoporoza. Kur kemi të bëjmë me problemet me sëmundjet e eshtrave, do të thotë se mund të jemi më të ekspozuar ndaj thyerjeve, kështu që një diagnostikim i hershëm mund të ndikojë pozitivisht dhe gjërat të mos përkeqësohen.


PËSONI FTOHJE NË PJESË TË CAKTUARA TË TRUPIT

Nëse ndieni të ftohtë në pjesë të caktuara të trupit, atëherë sistemi juaj imun ka rënë. Kjo do të thotë se edhe mund të keni mungesë të vitaminave C, apo mund t'ju ketë sulmuar ndonjë virus e që ju të mos jeni të vetëdijshëm. Do të ishte mirë ta bëni analizën dhe testet e gjakut, si dhe provoni ta përmirësoni shëndetin tuaj në përgjithësi.

URINA JUAJ ËSHTË TEPËR E VERDHË

Është shumë e rëndësishme të keni vëmendjen në ngjyrën e urinës, pasi që është indikator fantastik në shëndetin tuaj. Nëse jeni të hidratuar, ngjyra e urinës suaj duhet të jetë pothuajse e kthjellët. Por, nëse konsumoni mjaft lëngje dhe kjo nuk mjafton dhe ngjyra është e verdhë e mbyllët, atëherë mund të keni probleme me veshka. Kontrolloni konsumimin e lëngjeve dhe konsumoni më shumë ujë. 

(Kosova Sot Online)