Ja si të mos hani më tepër sesa që duhet!

  • 27 May 2019 - 10:24
Ja si të mos hani më tepër sesa që duhet!

Shkaku që jeni me mbipeshë mund të jetë se nuk mund ta shijoni ushqimin, thonë shkencëtarët australianë, të cilët na propozojnë disa mënyra të thjeshta që ta evitojmë ngrënien e tepërt të ushqimit

Hani nën dritën e qiriut

Nëse nuk nguteni për të ngrënë, por këtë e bëni shtruar, duke rritur kështu kënaqësinë e të ngrënit, në fund do të shihni se do të hani më pak. Një studim i bërë në restorantet e ushqimeve të shpejta ("fast fond"), i botuar në revistën shkencore "Psychological Reports", tregon se konsumatorët që kanë ngrënë në një atmosferë të relaksuar, me drita të dobësuara dhe me muzikë të butë, kishin konsumuar 175 kalori më pak për shujtë, sesa ata që kishin ngrënë në një ambient më tipik të restorantit

Përdorni pjata që krijojnë kontrast

Duket se ngjyra e pjatave nga të cilat hamë, kanë rëndësi po aq sa edhe vetë ngjyra e ushqimeve, apo dieta me ngjyra, sikur që njihet më shumë. Një studim i botuar në revistën "Journal of Consumer Research" ka konstatuar se personat që kishin më pak kontrast midis ushqimit dhe ngjyrës së pjatës hanin për rreth 22% më shumë pastë sesa ata që hanin pastën e kuqe nga pjata e kaltër, apo e bardhë.

Shtoni pak aromë

A roma e një pjate të pasur me ushqim mund t'ju bëjë që t'ju shkojë ujë nga goja, por mundet edhe të bëjë që të hani më pak. Një studim i botuar në revistën shkencore "Flavour" ka ardhur deri te përfundimi se personat hanë dukshëm më pak desert, nëse atij i vjen një erë e fortë e vaniljes, sesa nëse aroma e tij është më e dobët. Shtimi i barishteve dhe mëlmesave të freskëta është një trik, i cili ndikon që të hamë më pak

Pëtypuni më shumë 

A mundet ushtrimi i nofullave të na ndihmojë në humbjen e kileve të tepërta? Një studim i botuar në revistën profesionale mjekësore "Journal of the Academy of Nutrition and Dietics" ka konstatuar se njerëzit që e kishin dyfishuar numrin e përtypjeve para se ta përpinin ushqimin kishin konsumuar rreth 15% më pak ushqim, respektivisht kishin marrë rreth 112 kalori më pak për shujtë. Kjo del se, gjatë ditës, do të konsumoni rreth 300 kalori më pak, gjë që, nëse nuk konsumoni më shumë se 2000 kalori në ditë, atëherë do të humbni rreth gjysmë kile në dy javë.

(Kosova Sot Online)