Boronica e kuqe parandalon plakjen e organizmit

  • 28 May 2019 - 18:17
Boronica e kuqe parandalon plakjen e organizmit

Studimet kanë treguar se boronica e kuqe ka efekt pozitiv kundër infeksioneve bakteriale të traktit urinar.

Kjo pemë gjithashtu pengon bakteret që të shumohen në muret e kanalit urinar.

Boronica e kuqe lufton ulcerat dhe me sukses eliminon rrezikun e sëmundjeve të ndryshme të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve.

Fruta e kësaj peme është e mbushur me bioflavonoide, të cilat veprojnë si një antioksidant që parandalon plakjen e organizmit, kanë efekt pozitiv në enët e zemrës dhe gjakut, dhe është efektive kundër disa llojeve të kancerit të tilla si kanceri i gjirit dhe kanceri i zorrës së trashë.

Për shkak të niveleve të larta të vitaminës A, është e mirë në restaurimin e vizionit dhe është i përshtatshëm për diabetikët, sepse ajo ul nivelin e sheqerit në gjak.

Gjatë gripit dhe ftohjeve, boronica e kuqe është e rekomanduar për të marrë pasurinë e vitaminës C e cila vepron si një parandaluese.

Nëse ju keni mungesë të vitaminës C në trup, rikthejeni atë me boronica të kuqe .Çdo ditë ju duhet të pini lëng të freskët të boronicave të kuqe dhe sistemi juaj imunitar do të forcohet.


(Kosova Sot Online)