Celulari, si pajisje për diagnostikim?

  • 31 May 2019 - 12:23
Celulari, si pajisje për diagnostikim?

E kspertët nga universiteti 'Oregon' kanë konstatuar se celularët mund të thonë shumë rreth gjendjes shëndetësore të individëve, për faktin se në ekranin e tyre janë gjetur të njëjtat mikroorganizma që gjenden edhe në trupin e organizmit të të njëjtit pronar. Celularët në vete mbajnë analizën e baktereve të mira, viruseve dhe kërpudhave, të cilat i mbajmë që nga lindja. Ekspertët kishin grumbulluar mostrat e 17 vullnetarëve dhe kanë vërtetuar se 82 për qind e të gjitha llojeve të mikrobeve të gjetura në gishtat e tyre ishin gjetur edhe në ekran të telefonit. Sipas ekspertëve, mikrobet e njerëzve udhëtojnë bashkë me ne. Në këto mostra ishte zbuluar streptokoku, bakteri i cili jeton në shuplakën e dorës së njeriut, si dhe bakteret e tjera që gjenden në lëkurë. "Megjithëse shkaqet janë të vogla, rezultatet e hulumtimit tonë ngjasojnë dhe përshtaten me hulumtimet e tjera. Pandërprerë ne hedhim mikrobe në të gjitha hapësirat përreth neve, e aty përfshihen edhe pajisjet të cilat i kemi me vete", tha James F. Meadow, ekspert për ekologji, i cili kishte udhëhequr studime

(Kosova Sot Online)