4 Ushqimet e shëndetshme, që befasisht kanë shumë kalori

  • 31 May 2019 - 12:27
4 Ushqimet e shëndetshme, që befasisht kanë shumë kalori

Edhe pse nutricistët shpeshherë porositin që këto ushqime t'i përfshijmë në ushqimin tonë, pasi që janë të pasura me vitamina dhe minerale, mbani mend se të qenët të shëndetshme nuk do të thotë gjithmonë se kanë pak kalori. Ja pesë ushqimet e shëndetshme, që befasisht kanë shumë kalori

AVOKADOJA

Është shumë i shijshëm dhe e shëndetshëm. Një avokado është e pasur me rreth 290 kalori. Mu për këtë arsye, nutricistët sugjerojnë rreth dy avokado të mesëm brenda ditës.

BADEMI

 Në 30 gramë badem fshihen rreth 162 kalori. Edhe pse janë tepër të shëndetshëm dhe të këndshëm si ushqim i grimcuar midis shujtave, mos e teproni me këtë pemë me lëvozhgë të fortë.

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit, i porsashtrydhur njihet për ndikimin e dobishëm në shëndetin e njeriut. Por, një lugë e supës e këtij vaji përmban rreth 120 kalori, kështu që kini kujdes kur jeni duke përgatitur sallatë.

ORIZI INTEGRAL

Orizi integral, apo si njihet ndryshe edhe orizi i vrugtë, edhe pse për ushqim sugjerohet më shumë sesa orizi i bardhë, përmban rreth 220 kalori në 150 gramë.

(Kosova Sot Online)