Brokoli dhe ndikimi i saj në sherimin e astmës

  • 01 June 2019 - 07:52
Brokoli dhe ndikimi i saj në sherimin e astmës

Perimet e gjelbra janë pjesë e rëndësishme e të ushqyerit, pasi që ndikon në shëndetin në përgjithësi dhe në zhvillim. Mirëpo, ekspertët nga Melburni kanë zbuluar se sidomos brokoli është ushqim i jashtëzakonshëm për personat që vuajnë nga astma. Konsumimi i përditshëm, apo edhe vendosja e kokës mbi avullin e zier të brokolit lehtëson frymëmarrjen e personave që vuajnë nga astma.

Arsyeja është se brokoli është i pasur me sulforafan, substancë kjo që ndalon infeksionet respiratore. Pos kësaj, brokoli përmban vitamina A, C dhe B6 e po ashtu edhe hekur dhe kalcium. Megjithëse eksperimenti është në fazën fillestare, ekspertët pohojnë se ky zbulim ofron shpresë për të gjithë ata që ilaçet dhe trajtimet nuk kanë sukses.

(Kosova Sot Online)