Nga sulmi në zemër më shumë vdesin femrat e reja

  • 01 June 2019 - 13:14
Nga sulmi në zemër më shumë vdesin femrat e reja

Me siguri se tashmë jeni njoftuar me disa faktorë, të cilët mund ta shtojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, si ushqimi, stresi dhe aktivitetet fizike. Por, për çudi edhe shëndeti juaj mendor mund të luajë rol të rëndësishëm. Femrat në moshën 55-vjeçare, po edhe më të reja, të cilat vuajnë nga depresioni, dyfish janë më shumë të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, si sulmi në zemër, ka zbuluar hulumtimi i botuar në revistën shkencore 'American Heart Association'.

Në hulumtim kishin marrë pjesë 3.237 meshkuj dhe femra, të të gjitha moshave, që vuanin nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Rezultatet kanë treguar se femrat në moshën 55-vjeçare 2,2 herë më shumë kanë gjasa të pësojnë infarkt. Madje, 29 për qind nën moshën 55-vjeçare, me diagnozë klinike të depresionit, ishin të rrezikuara për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës. Rezultatet e studimit kanë treguar se depresioni mund të jetë faktor i fshehtë për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. 

{(Kosova Sot Online)}