Studimet vërtetojnë se vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizmin

  • 02 June 2019 - 09:36
Studimet vërtetojnë se vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizmin

Prindërit të cilat janë të brengosur rreth vaksinimit të fëmijëve të tyre kundër sëmundjeve infektuese, sipas shkencëtarëve, duan të jenë të sigurt se nuk do të ketë ndonjë efekt tjetër të dëmshëm anësor. Studimi i fundit ofron fakte shkencore se vaksinat e fëmijëve janë të sigurta dhe nuk shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si autizmi apo leukemia. "Zbulimet tona e përkrahin faktin se vaksinat janë të sigurta për fëmijët, si dhe faktet tregojnë përfitimet nga vaksinimi, përderisa rreziku është në shkallë tepër të ulët", thotë autori Dr. Courtney Gidengil, shkencëtare në shkollën mjekësore në Harvard. "Shpresojmë se kjo do t'i shtyjë prindërit të cilët mendojnë se vaksina mund të shkaktojë dëme të tjera anësore, të padëshiruara si për ata, fëmijët dhe vetë ne". Zbulimi më i fundit ka zbuluar, zbulim ky për të cilin edhe ekzistojnë fakte, se vaksinat që përdoren kundër fruthit nuk kanë asnjë lidhje të përbashkët me autizmin apo leukeminë.

(Kosova Sot Online)