Tri shenjat që vërtetojnë mungesën e fibrave në organizmin tuaj

  • 03 June 2019 - 11:20
Tri shenjat që vërtetojnë mungesën e fibrave në organizmin tuaj

Femrat do të duhej që brenda ditës të konsumojnë rreth 25 gramë fibra, por shumica prej tyre konsumojnë vetëm rreth 15 gramë. Nuk është kurrfarë fshehtësie se më lehtë mund t'i humbni kilogramët nëse hani ushqim të pasur me fibra. Këto janë shenjat se organizmit tuaj i mungojnë fibrat, kështu që nëse dalloni ndonjërën prej tyre, është koha për ndryshimin e ushqimit

JASHTËQITJA E ÇRREGULLUAR

Kjo është njëra ndër shenjat më të shpeshta se keni mungesë të fibrave në organizëm, ndërsa që kapsllëku kronik është treguesi ekstrem.

KOLESTEROLI I LARTË Mungesa e fibrave ndërlidhet me kolesterolin e lartë, që do të thotë se mund ta ulni nivelin e kolesterolit të dëmshëm nëse më shpesh konsumoni ushqime të pasura me fibra.

JENI TË URITUR 45 MINUTA PAS SHUJTËS

Ndjenja e urisë do të paraqitet mjaft shpejt nëse nuk keni konsumuar ushqime të pasura me fibra, pasi ato treten më ngadalë dhe ju mbajnë më gjatë të ngopur.

(Kosova Sot Online)