Çfarë bllokon ndikimin e ilaçeve?

  • 04 June 2019 - 15:16
Çfarë bllokon ndikimin e ilaçeve?

Marrja njëkohësisht e disa ilaçeve dhe ushqimeve të caktuar mund të shkaktojë kundërefekt, paralajmërojnë mjekët gjermanë.

Kjo sidomos vlen për kalciumin nga qumështi, i cili në organet për tretje lidhet për ilaçe të caktuara, duke formuar substanca të cilat vështirë treten, pasi që gjakrrjedhja nuk është në gjendje t'i absorbojë. Kështu, pacientët që marrin antibiotikë dhe preparate kundër shfaqjes dhe zgjerimit të osteoporozës, duhet të presin dy orë nga momenti i marrjes së ilaçeve e më pas ta konsumojnë qumështin.  

Grejpfrutin duhet ta shmangin personat apo pacientët të cilët marrin medikamente për rregullimin e përqendrimit të kolesterolit në gjak, forcimin e sistemit imun si dhe preparatet që parandalojnë hedhjen apo mospranimin e organeve, pasi që është kryer transplanti.

Ekspertët gjermanë sugjerojnë që t'i bëni një vizitë mjekut para se të konsumoni diçka që mund ta bllokojë efektin e ilaçeve.

(Kosova Sot Online)