E pabesueshme, por e vërtetë: Depresioni veror ekziston

  • 04 June 2019 - 15:17
E pabesueshme, por e vërtetë: Depresioni veror ekziston

Sikurse gjithmonë, kur presim diçka me padurim, edhe vera mund të shndërrohet në një periudhë me disponim të keq dhe me pak motivim.

Depresioni rreth pushimeve verore, depresioni pas suksesit të shumëpritur, po ashtu bëjnë pjesë në këtë gjendje dhe paraqesin krejt të kundërtën e asaj që keni pritur. Gjysma e parë e korrikut mbushet me obligime dhe megjithëse jeni të lodhur, ndieni kënaqësi që këtë e bëni për të fundit herë këtë sezon.

Në këtë periudhë, edhe punët rutinore ju duken të pakryeshme. Kur të fillojë pushimi, zgjoheni në të njëjtën kohë sikurse shkonit në punë. Diçka gjithmonë ju mungon. Stresi nuk është shpikur dje, por është shumë e vërtetë se mënyra dhe ritmi i jetës atë e kanë përshpejtuar.

Pasojë e stresit veror është koha kur ditët i kaloni në shtrat, zgjoheni vonë, thuajse jeni në kohën e adoleshencës. Depresioni veror nuk prek vetëm ata që gjatë vitit kanë qenë të stërngarkuar me punë.

Më së miri i kaloni ato ditë që jetojnë në përshtatje me inspirimin, prandaj mos e rëndoni më tepër situatën, vera është këtu, kënaquni.

(Kosova Sot Online)