Truri, fajtori kryesor pse njerëzit nuk e lënë duhanin

  • 04 June 2019 - 15:22
Truri, fajtori kryesor pse njerëzit nuk e lënë duhanin

Shkencëtarët amerikanë nga universiteti shtetëror 'Pen' kanë zbuluar se disa njerëz nuk mund të heqin dorë nga duhani shkaku i problemit që është i ndërlidhur me proceset që zhvillohen në tru.

Në fakt, shkencëtarët kanë zbuluar se të anketuarit që kishin treguar reaksionet më të vogla ndaj shpërblimeve kishin më së paku gjasa që të heqin dorë nga duhani dhe nga varësia e nikotinës.

Në hulumtim kishin marrë pjesë 44 duhanxhinj, të cilëve shkencëtarët u kishin ekzaminuar trurin kur ju ishin ofruar të holla për secilën cigare që nuk e kishin thithur.

Me këtë rast, ata nuk kishin guxuar të tymosin për 12 orë para se të fillojë eksperimenti, e më pas iu ishin nënshtruar rezonancës magnetike, kur për secilën cigare të lënë ishin shpërblyer me të holla.

(Kosova Sot Online)