Uthulla e mollës, sa shumë përbërës shërues që përmban!

  • 05 June 2019 - 13:45
Uthulla e mollës, sa shumë përbërës shërues që përmban!

E dhe zogjtë në degë këndojnë rreth dobisë që kemi nga uthulla e mollës. Uthullën e mollës e kanë përdorur edhe të parët tanë që kanë dëshiruar ta largojnë ndonjë kilogram shtesë, por ka edhe shumë dobi të tjera të përdorimit të uthullës së mollës

NDIHMON TE PROBLEMET E TRETJES

Përzieni pak uthull të mollës me ujë. Nëse keni telashe apo jeni infektuar me diarre dhe infeksion, kjo përzierje do të mund të ndihmojë në parandalimin e veprimit të baktereve. Njerëzit të cilët merren me mjekësi popullore, theksojnë se uthulla e mollës përmban pektinë, e cila zbut ngërçet në lukth.

ZBUT DHIMBJET NË FYT

Porsa të filloni të ndieni shenjat e dhimbjes në fyt, atëherë 'punësojeni' vrasësin e baktereve, uthullën e mollës. Është vërtetuar se shumica e baktereve nuk mund të mbijetojë në rrethin me acide, të cilat i krijon uthulla e mollës. Vetëm përzieni 1/4 e gotës me uthull të mollës me 1/4 e gotës më ujë të ngrohtë dhe shpëlani fytin çdo orë.

PËRMIRËSON TRETJEN

Nëse e pini këtë ilaç natyral para ushqimit, sidomos atëherë kur jeni të vetëdijshëm se do të hani diçka që nuk jua tret lukthi, apo kur e dini se mund të pësojë kapsllëku. Përzieni një lugë mjaltë dhe një lugë uthull të mollës në gotën me ujë të ngrohtë. Këtë pije magjike konsumoni gjysmë ore para ushqimit.

NDIHMON NË HUMBJEN E KILOGRAMËVE

Nuk është kurrfarë risie se uthulla e mollës ndihmon në humbjen e kilogramëve shtesë. Arsyeja fshihet në acidin e uthullës, i cili mbyll oreksin, përshpejton metabolizmin, si dhe ndalon grumbullimin e ujit në trup. Ekspertët kanë vendosur tezën se uthulla e mollës ndikon në atë mënyrë në të cilën trupi tret nishestenë, që do të thotë se në fund më pak kalori depërtojnë në trup.

PASTRON AKNET

Uthulla e mollës është toner i shkëlqyeshëm natyral, pas së cilës lëkura duket më me shkëlqim dhe më e shëndetshme. Përbërësit e saj antibakterialë mbajnë aknet nën kontroll, ndërsa një piling i bërë me acidet e uthullës largon të skuqurat në lëkurë.

ZBARDH DHËMBËT

Provoni që çdo mëngjes ta shpëlani gojën me uthull të mollës. Ajo do të ndihmojë në largimin e njollave apo mbetjeve të ushqimit, e po ashtu do t'i shkatërrojë të gjitha bakteret që gjenden në gojë. Pas kësaj, lirisht mund t'i pastroni dhëmbët, por një herë në javë mund t'i pastroni edhe me sodë bikarboni, në mënyrë që të keni dhëmbë sa më të bardhë.

(Kosova Sot Online)