Gjatë verës jemi më nervozë

  • 06 June 2019 - 10:12
Gjatë verës jemi më nervozë

Depresioni dhe mërzia janë më të shprehura gjatë verës dhe vjeshtës. Stina më e nxehtë e vitit mendohet shpesh se është koha kur jemi më të gëzuar dhe më të relaksuar, por një studim e vë në pikëpyetje këtë pohim. Studimi i bërë në Holandë tregon se depresioni dhe mërzia janë më të shpeshtat gjatë verës dhe në vjeshtë. Është e saktë që gjatë pranverës kemi disponim më të mirë, për shkak se ka më shumë diell dhe për shkak se, pas dimrit të gjatë e të ftohtë, na pëlqen ardhja e motit më të mirë. Por, gjatë verës, për shkak të temperaturave të larta, bëhemi më negativë dhe më të mërzitur, thonë kërkuesit shkencorë. Për më tepër, ata thonë se nxehtësia i bën njerëzit edhe më agresivë. Përpos temperaturës dhe fortësisë së rrezatimit të diellit, në disponimin tonë ndikon edhe lagështia e ajrit. Kur lagështia është tepër e madhe, bëhemi më të përgjumur, më të lodhur dhe vështirë përqendrohemi.

(Kosova Sot Online)