Stresi, depresioni dhe pika në tru

  • 06 June 2019 - 10:15
Stresi, depresioni dhe pika në tru

Stresi dhe depresioni mund ta rrisin rrezikun nga pika në tru, sugjeron studimi i bërë në SHBA, në Universitetin e Minesotës. Sipas të dhënave të botuara në revistën profesionale “Stroke”, prania e depresionit lidhet me një rrezik deri 86% më të lartë për paraqitjen e të të ashtuquajturës goditje e vogël në tru (një sulm tranzitor iskemik). Stresi është parë se lidhet me një rrezik për 59% më të lartë për një mini-goditje të tillë, të shkaktuar nga bllokimi i përkohshëm i qarkullimit të gjakut në tru. Në studim janë përdorur të dhënat e mbledhura nga gati 7000 pjesëmarrës, të moshës nga 45 deri 84 vjet. Pjesëmarrësit në studim janë përcjellë mesatarisht për 8,5 vjet, e ndikimi negativ i stresit dhe depresionit ishte i pranishëm pa marrë parasysh faktorët e tjerë, si mosha, prejardhja etnike, gjinia apo shprehitë jetësore.

(Kosova Sot Online)