Kafjalli para fluturimit me avion

  • 06 June 2019 - 11:56
Kafjalli para fluturimit me avion

Gurmanët përfundimisht kanë një arsyetim që të hanë ushqime të pasura me karbohidrate, të paktën para se të udhëtojnë me avion. Në fakt, një studim i ri ka treguar se një kafjall i tillë ndihmon në eliminimin e lodhjes dhe vështirësive të përshtatjes, që paraqiten pas udhëtimeve të gjata me avion. Shkencëtarët thonë se ushqimet që shkaktojnë një lirim të madh të insulinës, sikur që janë karbohidratet, mund të jenë të dobishme në rregullimin e “orës sonë të brendshme”, kur bëjmë udhëtime me avion jashtë zonës sonë kohore. Kërkuesit shkencorë nga Universiteti “Yamaguchi” në Japoni kanë ardhur deri te përfundimi se insulina mundet të ndikojë te çdo qelizë, duke ndihmuar në tejkalimin e vështirësive që paraqiten me rastin e kalimit në zona të ndryshme kohore.

(Kosova Sot Online)