Efekti detoksikues i notit

  • 06 June 2019 - 17:46
Efekti detoksikues i notit

Larja në det na mbush me energji në të gjitha nivelet. Ajo nxit qarkullimin e energjisë në trup, gjë që stimulon efektin natyror të organizimit për vetëshërim. Sipas disa studimeve, larja në det në kohëzgjatje prej gjysmë ore, ka efekt të njëjtë detoksikues sikur agjërimi treditor.

Për dallim nga larja në ujë të rëndomtë (jo të njelmët), gjatë të cilit proces uji largohet nga lëkura, larja në ujë të detit bën që kripa të grumbullohet në shtresat e larta të lëkurës dhe ta lidhë ujin për vete, gjë që i ndihmon lëkurës që ta krijojë një shtresë natyrore mbrojtëse, duke penguar tharjen e lëkurës. Po ashtu, gjatë larjes në ujë të detit, me anë të procesit të osmozës, trupi lirohet nga toksinet, si dhe thith mineralet nga uji, gjë që e ul aciditetin e trupit dhe ndihmon në rikthimin e ekuilibrit të pH-së së lëkurës.


(Kosova Sot Online)