Kujdes me dëllinjat, pak shërojnë e pak dëmtojnë

  • 07 June 2019 - 09:07
Kujdes me dëllinjat, pak shërojnë e pak dëmtojnë

Për dëllinjat thuhet se janë diuretiku më efikas natyror, pasi që përshpejton largimin e tepërt të ujit dhe helmeve nga organizmi, e që njëkohësisht vepron edhe kundër bronkeve, astmës, reumës, problemeve me tretjen e ushqimit. Dëllinja ndalon dhe lehtëson kollën. Dallohet për nga aroma e saj unike. Kundër dhimbjeve të kokës mund të përdoret edhe si alkool, pastaj shëron shumë lloje të reumatizmit, përshpejton qarkullimin e gjakut, si dhe përdoret si preparat për dezinfektim. Duhet pasur kujdes në përdorimin saj, pasi që përdorimi i tepërt apo dozat e mëdha e të tepërta mund të ndikojnë në dëmtimin e veshkave.

(Kosova Sot Online)