Çiftet bëjnë qejf, pastaj e ‘hanë’. Ekspertët vënë duart në kokë: Po shtohen njerëzit e prekur me…

  • 07 June 2019 - 15:41
Çiftet bëjnë qejf, pastaj e ‘hanë’. Ekspertët vënë duart në kokë: Po shtohen njerëzit e prekur me…

Sa herë është bërë thirrje dhe apel që përveç qejfit, të kini mendjen në kokë se rr.eziku ndodhet një hap larg jush.

Një lajm aspak i mirë vjen sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas tyre, një milionë infeksione të reja seksualisht të transmetueshëm prekin njerëzit çdo ditë.

E kjo do të thotë se në harkun kohor të një viti paraqiten 376 milionë raste të reja me infeksione si klamidia, gonorrea, trikomonias dhe sifiliz.

OBSH thotë se të dhënat e fundit janë një “zile alarmi” për të gjithë.

Ekspertët janë veçanërisht të shqetësuar për rritjen e infeksioneve rezistencë ndaj ilaçeve.

Sipas të dhënave të OBSH, në vitin 2016 u prekën 156 milionë persona të moshës 15-49 vjeç nga trikomonias, 127 milionë nga klamidia, 87 milionë nga gonorrea dhe 6.3 milionë nga sifilizi.

Trikomonias shkaktohet nga një parazit gjatë seksit, ndërsa klamidia, sifilizi dhe gonorrea janë infeksione bakteriale.

(Kosova Sot Online)