Sytë tuaj tregojnë nëse jeni të sëmurë apo të shëndoshë

  • 07 June 2019 - 17:23
Sytë tuaj tregojnë nëse jeni të sëmurë apo të shëndoshë

Disa çrregullime në ngjyrën e syve të njeriut janë të dukshme, madje mund të vërehen me syrin e lirë. Iridiologjia merret me format dhe ngjyrat në sy dhe i ndërlidh me punën e organizmit, trupit dhe organeve të njeriut.

Ngjyrat e dyshimta

E verdha - puna jo e mirë e veshkave. Nëse në ngjyrën e syve shfaqen nuanca, kjo zakonisht do të thotë se njeriu ka probleme me fshikëzën e urinës.

E portokallta - vështirësi me rastin e prodhimit të karbohidrateve (sheqerit dhe niseshtesë), që do të thotë se mëlçia punon dobët. Kontrollojeni nëse keni probleme me nivelin e sheqerit.

E kafenjta - nëse në sy shfaqen nuanca me ngjyrë të kafesë, kjo do të thotë se diçka nuk është në rregull me mëlçinë, prandaj gjaku merr formën e 'ndytë'. 

Çrregullimet e ngjyrës së syve

'Unaza' e bardhë e trashë, përreth pjesës së jashtme të iridës. Këtë formë të tillë ekspertët e quajnë 'unaza e kolesterolit'. Do të duhej ta vizitonit mjekun dhe ta kontrolloni nivelin e kolesterolit. 'Unaza' do të thotë se keni ekuilibër të çrregulluar të sasisë së kalciumit.

Mollëza e syrit është lëshuar

Ndoshta e dini se keni telashe me shpinën, probleme me muskuj, probleme me kurrizin apo migrenë. Edhe nëse mendoni se gjithçka është në rregull, duhet të konsultoheni me specialistin. Në raste të tilla, problemet apo lëshimi i mollëzës së syrit do të thotë probleme me sistemin nervor, e nganjëherë edhe dëmtim i punës së mëlçisë.

'Zona e errët' në pjesën e sipërme të iridës

Ndoshta psikikisht jeni shumë aktiv, por në tru nuk ju vjen gjak i mjaftueshëm. Kjo mund të rregullohet me ushtrime fizike dhe përmes ushqimit. Nëse e lëni në asgjë këtë problem, mund të keni humbje të kujtesës dhe të prekeni nga sëmundja e Alzhaimer-it.

Tri llojet e syve

Ngjyra e kaltër: Njerëzit me ngjyrë të tillë të syve duhet të kenë kujdes nga reaksionet alergjike, problemet me mukozë, problemet me lëkurë. Hapësirë problematike janë edhe bajamet, pjesa e sipërme e sistemit të mushkërive, gjenitalet, lukthi, veshkat dhe artrti. 

Ngjyra e përzier: Syri apo ngjyra e përzier, këta njerëz duhet të kenë kujdes me mëlçinë, tretja jo e mirë, kanë problem me nivelin e sheqerit, të thatët, kapsllëkun dhe kurët në veshka. Mund të kenë telashe me kokëdhimbje, depresion dhe ndryshime të disponimit.

Ngjyra e kafenjtë: Këta njerëz mund të kenë probleme me gjakrrjedhjen, zemrën, palcën e kurrizit, droçkat.