Shmangni viruset verore dhe ftohjen!

  • 07 qershor 2019 - 19:54
Shmangni viruset verore dhe ftohjen!

Hulumtimet kanë treguar se rreth 20 për qind e ftohjeve ndodh gjatë stinës së verës, prandaj ne ju ofrojmë këshilla, të cilave duhet t'u përmbaheni, në mënyrë që të shmangni simptomat e ftohjes.

Shmangni ajrin e kondicionuar!

Shpeshherë kundër të nxehtit luftojmë me hapjen e dritareve dhe duke u ulur përballë shkujit, që është njëri ndër shkaktarët kryesorë të ftohjes. Shkuji ftoh membranat e mukozës, të cilat nuk janë në gjendje të luftojnë viruset në mënyrë adekuate.

Mbani rroba rezervë, në rast se djersiteni 

Puna në kopsht, ecja apo ngjitja nëpër shkallë sjell djersitjen, e cila ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit, por rrobat e lagura ftohin trupin tuaj, kështu që nëse djersiteni, sa më parë t'i zëvendësoni me rroba të thara.

Mos rrini shumë në ujë të ftohtë!

Nëse kërcen në ujë të ftohtë gjatë ditëve të nxehta është atraktive, por trupi lehtë mund të ftohet dhe të jetë më i dobët përballë viruseve, e po ashtu mund të ndodhë edhe shoku, atëherë kur temperatura e trupit tuaj është shumë më e lartë në krahasim me atë të ujit.

(Kosova Sot Online)