4 mënyrat që sigurojnë tretje të shëndetshme

  • 08 June 2019 - 07:38
4 mënyrat që sigurojnë tretje të shëndetshme

Puna e mirë e sistemit tretës ndikon të kemi një jetë sa më cilësore. Sistemi i shëndetshëm tretës në mënyrë adekuate absorbon të gjitha vlerat ushqyese, që ndikon në forcimin e sistemit imun, përmirëson në përgjithësi shëndetin dhe ndikon të jemi sa më vital

MERRNI PROBIOTIKË!

Nuk janë të gjitha bakteret të këqija. Probiotikët janë baktere të mira. Në mënyrë krejt natyrale ato gjenden në zorrë si dhe nxitin punën e sistemit tretës.

PËRQENDROHUNI NË FITOKEMIKALE!

Fitokemikalet janë substanca bimore që ndihmojnë në luftën kundër shumë sëmundjeve. Mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave si dhe rregullojnë nivelin e kolesterolit. Me fitokemikale janë të pasura ushqimet si hudhra, qepa, brokoli dhe karota.

MERRNI ENZIMA TRETËSE

Enzimat tretëse marrin pjesë në përpunimin e ushqimit dhe absorbimin e vlerave ushqyese. Enzimat mund të hasen në ushqimet, ndërsa disa të tjerat trupi i prodhon vetvetiu.

MOS HARRONI FIBRAT!

Përzgjidhni fibrat që nuk shkrihen në ujë si kokoshkat, qershitë apo rrushi, pasi që të gjitha këto nxitin punën e zorrëve. Fibrat, që shkrihen në ujë, ndihmojnë në lirimin nga kapsllëku, mund t'i gjejmë në banane dhe karotë. 


(Kosova Sot Online)