Stresi ngadalëson metabolizmin

  • 09 June 2019 - 09:32
Stresi ngadalëson metabolizmin

Hulumtimi, në të cilin kishin marrë pjesë rreth 58 persona, tregon se stresi mund ta ngadalësojë metabolizmin, si dhe të ndikojë në shtimin e masës trupore. Të gjithë pjesëmarrësit ishin të moshës 53-vjeçare, të dyja gjinive. Me këtë rast ishte vërtetuar se prania e stresit në 24 orët paraprake ishte ndërlidhur me shkrirjen e 104 kalorive më pak, në krahasim me shujtën tjetër, pa stres pas vetëm 7 orëve. Sipas revistës shkencore 'Biological Psychiatry', ekspozimi i përditshëm ndaj stresit, brenda një viti do të mund të ndikonte në shtimin e rreth 5 kilogramëve. Te këta persona, të ekspozuar ndaj stresit, ishte vërejtur një prani më e madhe e insulinës, gjithashtu një faktor ky që ndikon në shtimin e shtresave dhjamore.

(Kosova Sot Online)