Shëndeti fillon në gojë

  • 09 June 2019 - 11:27
Shëndeti fillon në gojë

Sëmundjet e mishit të dhëmbëve ndërlidhen me shumë sëmundje të tjera, ndërsa që dallimi i hershëm mund ta ruajë shëndetin e njeriut, si dhe ta parandalojë përparimin e sëmundjes. Hulumtimet e hershme kanë treguar se pacientët, që vuajnë nga ndonjë sëmundje e formës paradentale, përkatësisht që kanë pezmatim të mishit të dhëmbëve, i janë të ekspozuar rrezikut për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe gjakrrjedhjes, sistemit nervor, komplikimeve në shtatzëni, artritin reumatoid. Hulumtimet shkencore kanë vërtetuar se ekziston lidhje midis shëndetit të gojës në përgjithësi dhe sëmundjes së Alzheimer-it, sëmundjet e sistemit tretës dhe prostatës. Shkencëtarët thonë se shëndeti i organizmit në përgjithësi fillon nga goja, prandaj mos lini anash vizitën te dentisti.

(Kosova Sot Online)