Zgjidhja e enigmave lufton demencën

  • 09 June 2019 - 11:28
Zgjidhja e enigmave lufton demencën

Luajtja me letra, mbushja epo plotësimi i fjalëkryqit, mund t'ju ndihmojë ta ngadalësoni përparimin e sëmundjes së Alzheimer-it. Studimi i ri tregon aktivitetet, të cilat stimulojnë trurin e që ndikon në ruajtjen e strukturave dhe funksioneve kognitive në rajonet e trurit, ku dhe është përfshirë sëmundja. Studiuesit sugjerojnë se njerëzit që shumicën e kohës e kalojnë duke luajtur letra, më shumë do të përparojnë në mësime, kujtesë dhe testet që kanë të bëjnë me inteligjencën. Por, hulumtuesit në Britani po ashtu kanë thënë se studimi, përderisa është i përdorshëm dhe identifikon shumë faktorë që ndikojnë në pakësimin e rrezikut, nuk e konfirmon nëse luajtja me lojëra të tilla e parandalon një person, që të jetë në një gjendje të tillë. Për nevojat e studimit, shkencëtarët kishin përdorur të dhënat dhe testet e 329 personave, mosha mesatare e tyre që ishte 60-vjeçare.

(Kosova Sot Online)