Bima e vetme, e cila posedon të gjitha aminoacidet

  • 09 June 2019 - 11:30
Bima e vetme, e cila posedon të gjitha aminoacidet

Bima me emërtimin në latinisht 'Hippophae rhamnoides'  është bimë, e cila përmendet edhe te grekët e vjetër dhe te tibetianët. Në Tibet e quajnë "vaji i jetës". Ky vaj shihet si një shtesë në ushqim, që më pas ndikon në largimin e kilogramëve shtesë. Dr. Oz nuk e kishte tepruar kur e kishte quajtur manaferrë çudibërëse. Përmban pothuajse të gjitha mineralet dhe vitaminat, e po ashtu është antioksidues i fortë. Ka tri herë më shumë vitamina A se karota, 10 herë më shumë vitamina C se portokalli dhe më së shumti vitamina E nga të gjitha pemët. Ky vaj i këtij lloji të manaferrës është i vetmi vaj bimor në botë, që përmban të gjitha aminoacidet 3, 6 dhe 9, e po ashtu përmban edhe aminoacidin tepër të rrallë omega 7. Ky vaj i këtij lloji të manaferrës shëron problemet me lëkurën e thatë, aknet, ekzemën dhe psoriazën. Ndihmon në pakësimin e shtresave dhjamore dhe diabetin, lloji 2. Pastaj ndikon në shëndetin e syve, ndihmon te gastriti, koliti, të thatët, përdoret kundër kollës, sinuseve, përmirëson qarkullimin e gjakut, forcon imunitetin, shëron plagët. 

(Kosova Sot Online)